Ekspozita XV Ndërkombëtare e Arkitekturës – Bienale e Venecias 2016
Thirrje për Projekte:
Pavijoni Shqiptar
në Bienalen e Venecias, 2016
Në kuadrin e Bienales së ardhshme Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia, Ministria e Kulturës, me cilësinë e komisarit të pavijonit Shqiptar, shpall thirrjen për paraqitjen e projektit për pavijonin shqiptar në Bienalen e Arkitekturës që do të jetë e hapur për publikun më 26 maj – 27 nëntor 2016, me temë:
“Raportim nga Fronti”
Tema e kësaj Bienaleje “ Raportim nga Fronti” fton vendet pjesëmarrëse që përmes komunitetit te arkitektëve, artistëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile të prezantojnë qasjen e tyre ndaj problemeve komplekse të lidhura me arkitekturën e ditëve të sotme. Ekspozita Ndërkombëtare e Arkitekturës për vitin 2016 synon të jetë arena e shprehjes e të gjithë atyre zërave që guxojnë të japin zgjidhje për problemet urbane të arkitekturës (një përballje midis arkitekturës në dobi të individit dhe arkitekturës si e mirë publike), dhe jo thjesht të kritikojnë apo të bëjnë analiza dhe teori mbi situatën. Vizitorët duhet të vijnë për të parë histori suksesi ku arkitektura ka bërë, po bën dhe do të bëjë ndryshimin duke e fituar betejën dhe duke i zgjeruar kufijtë.
Tema e Bienales është përzgjedhur nga Kuratori i edicionit të 15-të të Bienales së Venecias, arkitektit kilian Alejandro Aravena: “Ka ende shumë beteja që duhen fituar dhe shumë kufij që duhen shtyrë për të përmirësuar cilësinë e mjedisit urban dhe, rrjedhimisht, cilësinë e jetesës së njerëzve. Gjithmonë e më shumë njerëz në botë janë në kërkim të një hapësire të denjë për të jetuar dhe kushtet për të realizuar këtë synim po bëhen gjithmonë e më të vështira. Çdo përpjekje për një qasje ndryshe has në rezistencë të fortë të realitetit të përditshëm…. Ekspozita synon mësimin prej arkitekturave, të cilat nëpërmjet inteligjencës, intuitës apo të dyjave bashkë, ia dalin t’i shpëtojnë status-quo-së. Kjo është ajo që unë do të doja të shihja në këtë edicion të 15-të: histori suksesi që meritojnë të thuhen dhe shembuj që vlejnë të ndahen me të tjerët, ku arkitektura ka bërë dhe do të bëjë ndryshimin në këto kufij”.
Ministria e Kulturës hap thirrjen për projekt-ide të frymëzuara nga një vëzhgim i kujdesshëm i arkitekturës bashkëkohore dhe i shoqërisë shqiptare, sidomos aty ku kjo bën ndryshimin, si dhe mjetet vizuale përmes të cilave ato do t’i komunikohen publikut të gjerë dhe profesionistëve.
Faza I: është faza e përzgjedhjes së projekt-ideve më të mira. Kjo fazë është e hapur deri më 16 tetor 2015 ora 24.00.
Shpallja e fituesve të Fazës I: Juria do të bëjë përzgjedhjen e 3 projekt-ideve më të mira, që do të kualifikohen për në fazën e dytë të konkursit, brenda datës 23 tetor 2015.
Faza II : është faza e paraqitjes së projekteve të plota të pavionit shqiptar në Bienale mbi projekt-idetë e kualifikuar në fazën e parë. Këto projekte duhet të paraqiten deri me datë 13 Nëntor ora 24.00. Juria do të shpallë kërkesat mbi paraqitjen e projektit të plotë menjëherë pas shpalljes së fituesve të fazës së parë.
Shpallja e fituesit : Ekipi fitues do te shpallet brenda datës 20 Nëntor 2015.
Projekt-idetë dhe projektet e plota do të shqyrtohen nga një juri ndërkombëtare me 5 anëtarë. Vlerësimi i Jurisë do të bazohet në kriteret e mëposhtme:
Dosja e kandidatit duhet të përmbajë:
Kandidatët janë të lirë të zgjedhin format dhe mjetet për paraqitjen e idesë së tyre. Ata ftohen të respektojnë udhëzimet e përcaktuara nga Kuratori i përgjithshëm i Bienales së 15-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia që i gjeni në faqen e Bienales së Venecias 2016, http://www.labiennale.org
Pavijoni shqiptar do të vendoset në Arsenale me një sipërfaqe prej 100 m2. Planimetria, prerja dhe foto e pavijonit gjenden KETU.
Dosja duhet :
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.