OPEN CALL FOR EXHIBITION PROPOSALS – BIENNALE 2017
FORMULARI I APLIKIMIT BIENALE 2017
EKSPOZITA 57-TË NDËRKOMBËTARE E ARTIT – BIENALE E VENECIAS 2017
Thirrje për projekte: Pavijoni Shqiptar në Bienalen e Venecias, 2017
Në kuadër të Edicionit të 57-të Bienales të Artit së Venecias, Ministria e Kulturës, me cilësinë e komisarit të pavijonit shqiptar, shpall thirrjen për paraqitjen e projektit për pavijonin shqiptar në Bienalen e Artit që do të jetë e hapur për publikun më 13 maj – 26 nëntor 2017.
Titulli i zgjedhur nga kuratorja Christine Macel, për edicionin e 57 të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit është:
“VIVA ARTE VIVA”
Christine Macel e ka shpjeguar projektin e saj si më poshtë:
“Në një botë plot konflikte dhe trazira, në të cilën humanizmi po vihet seriozisht në rrezik, arti është pjesa më e vyer e qenies njerëzore. Është vendi ideal për reflektim, krijimtarinë individuale, lirinë dhe pyetjet themelore. Është një “po” ndaj jetës, edhe pse një “por” i qëndron nganjëherë përkrah. Më shumë se kurdo, roli, zëri dhe përgjegjësia e artistit janë të domosdoshëm në kuadrin e debatit bashkëkohor.”
“Viva Arte Viva” është gjithashtu një thirrje, një shprehje e pasionit për artin dhe gjendjen e artistit.
“Viva Arte Viva” është një Bienale e konceptuar me artistët, nga artistët dhe për artistët. Ajo merret me format që ata propozojnë, pyetjet që ata ngrenë, praktikat që ata zhvillojnë dhe format e jetës që ata zgjedhin.
Ministria e Kulturës hap thirrjen për projekt-ide që marrin shkas nga një vëzhgim i kujdesshëm i artit bashkëkohor dhe i shoqërisë shqiptare, sidomos aty ku kjo bën ndryshimin, si dhe mjetet vizuale përmes të cilave ato do t’i komunikohen publikut të gjerë dhe profesionistëve.
Kjo thirrje e Ministrisë së Kulturës, për përfaqësimin e Shqipërisë në evenimentin më të rëndësishëm për artet pamore në botë, do të jetë në lidhje me profilin e kuratorit ose kuratorëve / artistit ose artistëve, të cilët duhet të jenë bartës të një projekti të përbashkët që përfshin prodhimin e një ose më shumë veprave të reja artistike, posacërisht për “Edicionin e 57-të të Bienales të Artit së Venezias 2017”
I. KRITERET E PROJEKTIT
Projekt-propozimet e paraqitura duhet të konsistojnë në:
II. PËR PROFILIN KURATOR
Kandidati ose kandidatët, në rastin e një grupi kuratorial:
III. PËR PROFILIN E ARTISTIT OSE ARTISTËVE TË PROPOZUAR DUHET TË:
IV. KANDIDATI/KANDIDATËT DUHET TË JENË TË AFTË:
V. KANDIDATI OSE KANDIDATËT E SUKSESSHËM DUHET TË MARRIN PËRSIPËR TË:
VI. PROCESI TË PËRZGJEDHJES:
Përzgjedhja e projekt-ideve më të mira.
Kjo fazë është e hapur deri në ora 24.00, datë 1 Dhjetor 2016.
Shpallja e fituesit: Ekipi fitues do të shpallet brenda datës 12 dhjetor 2016.
VII. PROCEDURA E PËRZGJEDHJES
Projekt-idetë dhe projektet e plota do të shqyrtohen nga një juri ndërkombëtare me 5 anëtarë. Vlerësimi i Jurisë do të bazohet në kriteret e mëposhtme:
VII. DOSJA E KANDIDIMIT PËR FAZËN I:
Dosja e kandidatit duhet të përmbajë:
Kandidatët janë të lirë të zgjedhin format dhe mjetet për paraqitjen e idesë së tyre. Ata ftohen të respektojnë udhëzimet e përcaktuara nga Kuratori i Përgjithshëm i Bienales së 57-të Ndërkombëtare të Artit në Venecia që i gjeni në faqen e Bienales së Venecias 2017, http://www.labiennale.org;
TË DHËNA TEKNIKE PËR PAVIJONIN SHQIPTAR:
Pavijoni shqiptar do të vendoset në Arsenale me një sipërfaqe prej 100 m2. Planimetria, prerja dhe foto e pavijonit gjenden Ketu
Dorëzimi i dosjes:
Dosja duhet :
Ministria e Kulturës
Rruga Aleksandër Moisiu, Nr 76;
Ish Kinostudio “Shqipëria e Re” Tiranë, Shqipëri.
© Ministria e Kulturës e Shqipërisë
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.