Në zbatim nenit 156, pika 1, të ligjit nr 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, parashikohet:
“Pranë ministrisë përgjegjëse për të drejtën e autorit funksionon Këshilli Kombëtar për të Drejtën e Autorit (KKDA), i cili përbëhet nga kryetari dhe katër anëtarë. Ata emërohen nga ministri përgjegjës për të drejtën e autorit për një periudhë katërvjeçare. Propozime për zgjedhjen e anëtarëve të KKDA-së mund të bëjnë edhe AAK-ja ose shoqatat përfaqësuese të përdoruesve, si dhe çdo subjekt i interesuar”.
Duke qenë se aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji i janë nënshtruar konsultimit publik me të gjitha grupet e interesuara, ato tashmë janë miratuar në Këshillin e Ministrave. Për të shfrytëzuar këtë parashikim ligjor jeni i ftuar të depozitoni pranë Ministrisë së Kulturës propozimin për emrin e kandidatit, shoqëruar me të dhënat profesionale si dhe një letër interesi, që ju sugjeroni për antar të KKDA-së.
Kandidati duhet të plotësojë kriteret si më poshtë:
Ne cdo rast emri i kandidatit qe propozohet nuk duhet te kete konflikt interesi me institucionin tuaj dhe te mos kete interesa direkte apo indirekte qe mund te ndikojne ne paanesine e anetarit te KKDA-se ne ushtrimin e funksionit te tyre. Per kete kandidati duhet te paraqese krahas propozimit edhe vetdeklarimin per papajtueshmerine me konfliktin e interesit.
Kërkesa dhe çdo dokument tjetër që kërkohet për plotësimin e kritereve të mësipërme duhet të paraqiten në protokollin e Ministrisë së Kulturës, brenda datës 30.01.2017, ora 11.30
Ministria e Kulturës mbetet e angazhuar për paanësi në këtë proces konstituimi të KKDA-së, si dhe sigurimin e transparencës maksimale për përzgjedhjen e kandidatëve më të përshtashëm, në zbatim të legjislacionit në fuqi për të drejten e autorit.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.