Kuadri Ligjor
Në bazë të Ligjit Nr. 10152, dt.28.09.2009 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komunitetit Europian për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Adriatik të Instrumentit të Ndihmës së para-aderimit IPA – Komponenti 2 Bashkëpunimi Ndërkufitar me Shqipërinë”, Pika 8 e kësaj marrëveshjeje për “Rregullat e Prokurimit Publik”, bazuar në Rregulloren e Komisionit Europian Nr.2342 (2002), si dhe Rregullores së Këshillit të Europës Nr. 1605 (2002), si dhe Vendimet e Komisionit 2034 (2007) mbi Rregullat dhe procedurat për kontratat e shërbimeve, pajisjeve dhe punimeve të financuara nga Buxheti i Përgjithshëm i Komunitetit Europian për qëllime bashkëpunimi me vende të treta, si dhe në bazë të marrëveshjes së projektit EX.PO. AUS, i bashkëfinancuar nga Programi IPA Adriatic, Zyra Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Kombëtar i Butrintit shpall thirrjen për shprehje interesi për pozicionin vakant të Koordinatorit të Projektit.
Përshkrimi i projektit EX.PO. AUS
Projekti EX.PO. AUS synon të krijojë dhe eksperimentojë një strategji të artikuluar në terma afatgjate që ka për qëllim menaxhimin dhe vlerësimin e siteve te UNESCO-s në rajonin e detit Adriatik, duke u përpjekur të adresojë ide të reja, mjete dhe veprime për të menaxhuar në një mënyrë të mirë këto site dhe arritjen e një vlerësimi të qëndrueshëm ekonomik të tyre, kryesisht në këndvështrimin e efikasitetitit ekologjik dhe energjetik. Për të arritur këtë objektiv strategjik do të ndiqen disa objektiva specifike si zhvillimi i shkëmbimeve ndërkufitare të koncepteve dhe ideve për një menaxhim të qëndrueshëm të siteve të UNESCO-s, tejçimi i teknikave, njohurive dhe mjeteve teknologjike nëpërmjet shkëmbimit të informacionit, të praktikave më të mira dhe teknikave të katalogimit dixhital të siteve, studimit dhe katalogimit të dekorimeve arkitekturore, shkëmbimit të teknikave të restaurimit dhe konservimit, të përvojave dhe teknikave të punimit të gurit, etj.
Kohëzgjatja e shërbimit dhe detyrat e projekt Koordinatorit të projektit, me kohë të plotë:
Kohëzgjatja e shërbimit: deri më datë 31 gusht 2015
Përshkrimi i punës:
Kualifikimet
Kriteret e përjashtimit për kandidatët:
Kandidatët do të përjashtohen nga pjesëmarrja në procedurat e përzgjedhjes nëse:
a) Ka çështje gjyqësore të hapura;
b) Ka pasur aktivitet të falimentuar, të pezulluar apo subjekt të një procesi gjyqësor;
c) Eshtë shpallur fajtor për sjellje të papërshtatshme profesionale;
d) Nuk ka përmbushur detyrimet e pagesave të sigurimeve shoqërore apo taksave në përputhje me legjislacionin shqiptar;
e) Ka qenë subjekt i një procesi gjyqësor për mashtrim, korrupsion apo aktivitet tjetër të paligjshëm që ndikon në interesin financiar të Bashkimit Europian;
f) aktualisht është duke iu nënshtruar një ndëshkimi administrativ të përmendur në Nenin 96 të Rregullores Financiare (buxheti) & Nenin 99 të kësaj rregulloreje.
Procedura e aplikimit
Kandidatët e interesuar të cilët përmbushin kualifikimet e kërkuara duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre në përputhje me termat e referencës të përcaktuara në këtë njoftim. Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 28.10.2014, ora 16:00, me postë apo dorazi në adresën:
Zyra e Administrimi dhe Koordinimit të Parkut Kombëtar të Butrintit
Butrint, Sarandë
si dhe në rrugë elektronike në adresën:
info@kultura.gov.al
dhe duhet të përmbajnë:
Personat e përzgjedhur do të njoftohen për interevistat që do të kryhen brenda javës së parë të muajit nëntor 2014.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.