Trupa e Baletit të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit ka nisur një turne 2- javor në disa nga qytetet e Italisë. Trupa jonë do të prezantohet me Baletet “La Sylphide”, “Coppelia” dhe “La Stravaganza”, të koreografëve Angjelin Preljocaj dhe Ilir Kerni. Mediat italiane të Brescia-s dhe Como-s I kanë kushtuar një vëmendje të veçantë profesionalizmit të trupës së baletit shqiptare, duke e cilësuar “trupë profesionale që prezanton me teknikë të lartë kërcimi si repertorin klasik ashtu edhe atë të dancit kontemporan”.
Qytetet që do të mirëpresin trupën e baletit të TKOBAP do të jenë Como, Brescia, Rovigo, Bergamo dhe Pavia . 7 shfaqje në teatrot e rëndësishëm të Italisë.
Një nga synimet e TKOBAP ka qënë gjithmonë krijimi i një teatri të repertorit, për të patur produksione të rëndësishme dhe emra te njohur si koreografi Angjelin Preljocaj me të cilat mund të përfaqësohemi denjësisht edhe në skenat e huaja.
Como/Teatro Sociale
4 Dhjetor 2015, Ora 20.30 Coppelia/La Stravaganza
Brescia/ Teatro Grande
5 Dhjetor 2015, Ora 20.30 La Sylphde
6 Dhjetor 2015, Ora 15.30 La Sylphde
Rovigo/Teatro Sociale
8 Dhjetor 2015, Ora 16.00 Coppelia/La Stravaganza
Bergamo/Teatro Donizetti
11 Dhjetor 2015, Ora 20.30 Coppelia/La Stravaganza
12 Dhjetor 2015, Ora 15.30 Coppelia/La Stravaganza
Pavia/Teatro Fraschini
13 Dhjetor 2015, Ora 21.00 La Sylphde
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.