Në datat 27-28 prill 2015 në Tiranë do të mbahet mbledhja e radhës e TRADUK-it, rrjetit evropian të botimeve. Në Tiranë kanë mbrritur përfaqësuesit më të lartë të TRADUK-it, anëtarët e rrjetit, Ministri i Kulturës së Rumanisë, Ioan Vulpescu, drejtues të lartë të Artit dhe Kulturës të Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë, Monika Schoeller, drejtuesja e Fondacionit S. Fischer Stiftung, Antje Contius, Drejtore Ekzekutive, përfaqësues të KulturKontakt dhe ProHelvetia Fondation, etj. Në këtë mbledhje pune do të diskutohet për botimet e librave bren da anëtarëve të rrjetit, shtëpitë rezidenciale, projektet e festivaleve të ndryshme të librit, Panairin e Librit, “Leipzig 2016”, politikat e botimeve në të ardhmen, etj. Marrëdhënia me Traduki-n, që nga anëtarësimi i Shqipërisë mbetet një hap i rëndësishëm që e afron Shqipërinë me rajonin dhe Evropën, në frymën e një hapjeje dhe qasjeje të një filozofie bashkëpunimi me partnerët në fushën e letrave. Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro do të përshëndesë takimin, ditën e martë, datë 28 prill, ora 10:00 në ceremoninë e nënshkrimit të Rumanisë, si anëtari më i ri i rrjetit Traduki.
Takimi mbahet në datat 27-28 prill në GKA.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.