Qendra Rajonale për Restaurimin e Monumenteve me qendër në Tiranë, Shqipëri, në bashkëpunim me zyrën rajonale të UNESCO-s për shkencën dhe kulturën në Evropë (zyra e UNESCO-s Venecia), do të zhvillojë një workshop trajnimi rajonal në konservimin e qeramikës. Kursi 2- javor i trajnimit do të zhvillohet në Tiranë, Shqipëri nga 10-22 nëentor 2014, në Qendrën Rajonale Tiranë për restaurimin e monumenteve.
(deadline: 26 shtator 2014)
Programi i trajnimit do të konsistojë në aktivitete teorike dhe praktike, me qëllim ilustrimin e konservimit relevant dhe teknikat e restaurimit, në përputhje me principet dhe standartet e njohura ndërkombëtare të konservimit. Leksionet dhe vendi i punës do të adresojnë principet e konservimit, me fokus të veçantë objektete e qeramikës, duke përfshirë njohuri në teknikat historike të ekzekutimit, proceset e dëmtimit, trajtimet e konservimit dhe metodat, ashtu si dhe kërkesat e mirëmbajtjes.
Aktivitetet e trajnimit do të udhëhiqen nga ekspertë shqiptarë dhe eskpertë të huaj, nën koordinimin e përbashkët të qendrës rajonale Tiranë, për restaurimin e monumenteve dhe zyrës rajonale të UNESCO-s për shkencën dhe kulturën në Evropë, Venecia .
Aplikimi
Aplikantët duhet të paraqiten tek qendra rajonale për restaurimin e monumenteve, jo më vonë se data 26 shtator 2014, 12am me dokumentat si më poshtë:
Aplikimet dhe dokumentat bashkëlidhur duhet të dërgohen me e-mail në formë elektronike në adresën: edlira.caushi@gmail.com
Zyra e Unesco-s Venecia (to the attention of Sinisa Sesum)
s.sesum@unesco.org
Matteo Rosati: m.rosati@unesco.org
Aplikimet jo të plota, aplikimet e dërguara pas datës së deadline-it dhe aplikimet që nuk janë dërguar në adresat e mësipërme nuk do të pranohen.
Për informacione të plota vizitoni faqen zyrtare të UNESCO-s.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.