Ministria e Kulturës dhe Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës organizuan një mbrëmje të veçantë, për përurimin e Veprës së plotë të poetit Ali Podrimja.
Të pranishëm në këtë mbrëmje të veçantë ishin:
1. Zija Çela, moderator
2. Mirela Kumbaro, minister
3. Akademik Ali Aliu
4. Visar Zhiti
5. Akademik Rexhep Ismajli
6. Bashkim Kuçuku
Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare. Poezia e tij është epitomë e hermetizmit ku metaforat përbëhen nga disa nivele dhe nën-nivele kuptimore. Manifestimi i kësaj forme poetike u bë i domosdoshëm për poetin, sepse i shërbeu si mburojë kundër sulmeve ndaj ish-pushtetit Serb në Kosovë.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.