» Vizitë e Ministres Kumbaro në Francë dhe takim me homologen Filippetti
Postuar më: 29/01/2014

Vizitë e Ministres Kumbaro në Francë dhe takim me homologen Filippetti

Në kuadër të bashkëpunimit kulturor me vendet anëtare të Bashkimit Europian, Ministrja Mirela Kumbaro Furxhi filloi vizitën zyrtare në Francë nga 29 Janari deri më 3 Shkurt.
Takimet me Znj. Aurélie Filippetti, Ministre e Kulturës dhe e Komunikimit, znj. Yamina Benguigui, Ministre e deleguar për Frankofoninë, dhe me zyrtarë të lartë të institucioneve kulturore Franceze konsiderohen si një hap i rëndësishëm për ndërthurjen e projekteve në fushën e trashëgimisë kulturore.

Më poshtë do të gjeni axhendën me disa nga takimet e Ministres:

Takim me znj. Aurélie FILIPPETTI, Ministre e Kulturës dhe e Komunikimit
Takim me znj. Yamina BENGUIGUI, Ministre e deleguar për Frankofoninë
Takim me z. RAO, në Qendrën e Trashëgimisë Botërore -UNESCO
Takim me znj. Cécile DUVELLE, në Sekretariatin e e Konventës së Trashëgimisë Jomateriale- UNESCO
Takim me z. Xavier DARCOS, President i Institutit Francez
Takim me z. Angelin PRELJOCAJ
Takim me z. Michel BERSON, senator, President i Groupit të Miqësisë Francë-Shqipëri
Takim me z. Alain RICHARD, ish-Ministër, senator, i Dërguar Special i Francës për Diplomacinë Ekonomike për Ballkanin
Takim me z. Jean-Luc MARTINEZ, Drejtor i Muzeut të Luvrit
Intervistë e Ministres Mirela Kumbaro me radion France Culture
Intervistë e Ministres Mirela KUMBARO në TV5 Monde

Foto: Armando Sallabanda