CALL for APPLICATIONS for June to December 2016
Ministria e Kulturës së Shqipërisë, në vijim bazuar në Protokollin e Bashkëpunimit me Republikën e Austrisë, informon mbi thirrjen e hapur për të drejtën e pjesëmarrjes së një artisti shqiptar në Rezidencën Artistike, në Vjenë/Austri, për një periudhë kohore nga 1 deri në 2 muaj, përgjatë vitit kalendarik 2016.
Përzgjedhja e artistit dhe mbulimi i plotë i shpenzimeve realizohet nga pala austriake.
Programi “Artist in Rezidencë”, ka për qëllim krijimin e hapësirave bashkëvepruese për artistët e rinj në fushat: media art, fotografi, muzikë, visual art, street art, film, design and fashion. Aplikantët duhet të jenë të përgatitur për kërkesat dhe qëndrimin në rezidencë, në kohën e plotë
të përcaktuar.
Aplikimi duhet të realizohet individualisht nga të interesuarit.
Aplikimi është i hapur deri më 15 shkurt, 2016, i vlefshëm vetëm sipas kritereve të përcaktuara në dokumentet që shoqërojnë këtë shpallje:
Për të interesuarit, ju ftojmë t’u referoheni materialeve bashkëngjitur.
Suksese!
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.