Pas dramës “Tri Motrat”, në skenën e Teatrit Kombëtar vjen komedia e dramaturgut të njohur Uilliam Shekspir “ Zbutja e Kryeneçes”.
Më 1988, Fatos Haxhiraj e solli për herë të parë, këtë komedi në versionin klasik, e tashmë pas 27 vitesh vepra do të vijë për publikun sipas konceptit modern të regjisores Elma Dores. “Zbutja e Kryeneçes” është vendosur dhe trajtuar në forma nga më të ndryshmet, si në film dhe në teatër, nga klasikja e deri tek ajo që ne e quajmë teatri modern.
Por se si zbutet një kryeneçe, sipas Dores, do ta rrëfejnë më së miri aktorët shqiptarë: Helidon Fino dhe Gladiola Harizaj, të cilët nga dashuria çehoviane e Rusisë së 1900–ës, në dramën “Tri motrat”, sjellin për publikun dashurinë shekspiriane të “Zbutja e Kryeneçes”.
5, 6 Mars, Ora 19:00, Teatri Kombetar
Rezervoni në nr: 042223022.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.