Elva Margariti

Ministër i Kulturës

Znj. Elva Margariti ka lindur në Tiranë, më 1980. Që prej janarit 2019 shërben si ministre e Kulturës. Bashkë me skuadrën e kulturës ka çuar përpara projekte të rëndësishme, në një kohë kur sektori kulturor u prek rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia globale Covid19.

Më herët asaj i ishte besuar detyra e këshilltares për territorin dhe të Koordinatores Kombëtare për Programin e Integruar për Zhvillimin Rural (Programi 100 Fshatrat) pranë Kryeministrit të Shqipërisë.

Prej vitit 2015, për një periudhë 3-vjeçare, znj. Margariti mbuloi rolin e koordinatores didaktike për programin e studimit “Master shkencor në arkitekturë” dhe programit të studimit “Bachelor në Inxhinieri ndërtimi e mjedisi”, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, i cili bashkëpunon ngushtësisht me Universitetin e Firences.

Prej vitit 2009 bashkëpunoi me studio projektimi e asistoi firma zbatuese në Firence, për projekte ndriçimi dhe rijetëzimi hapësirash e objektesh të ndërtuara. Eksperiencat në këtë fushë kanë kulmuar me ekspozitën “Lo stile dello Zar” (2009) në Museo del Tessuto në Prato të Italisë dhe në ekspozitën permanente në Museo di Storia della Scienza “Galileo Galilei” në Firence (2010).

Pas aprovimit të komisionit ekzaminues në provimin e shtetit italian për ushtrimin e profesionit, znj. Margariti u licencua pranë Urdhrit të Arkitektit në Firence (2008). Ka një eksperiencë relativisht të gjatë si profesioniste e lirë në fusha të ndryshme të arkitekturës dhe planifikimit e zhvillimit urban, dhe si bashkëpunëtore e disa studiove të projektimit si në Itali ashtu edhe në Shqipëri.

Në vitin 2008, znj. Margariti përfundoi me vlerësimin maksimal studimet universitare (Master Shkencor) për Arkitekturë në Universitetin e Firences, Itali, në fushën e projektimit, rikualifikimit e rijetëzimit të hapësirave të ndërtuara dhe bioarkitekturës.

Në vitin akademik 2004-2005, eksperiencat e saj studimore në fushën e projektimit, sipas principeve të bioarkitekturës, u thelluan në Finlandë, në Tampere University of Technology. Në vitin 2006, u pasuruan në fushën e rijetëzimit të trashëgimisë kulturore nëpërmjet ruajtjes së teknikave tradicionale, në Tongji University of Technology të Shangait.

Po atë vit, u përfshi në ekipin për projektimin dhe organizimin e ekspozitës “Cultural Heritage Preservation Rehabilitation and Reuse. The Tuscan Tradition”, në Urban Planning Exhibition Hall të Shangait.
Znj. Margariti është nënë e një vajze.